Treni niset “në çdo orë”! Vendi me 3.6 miliardë udhëtime në vit
Transmetuar më 24-11-2019, 19:51

Rrjeti hekurudhor me shpejtësi të lartë në Kinë do të vazhdojë të jetë më prestigjiozi në botë, teksa përshkruan një gjatësi të vlerësuar prej 35,000 km deri në fund të këtij viti, theksuan autoritetet.

Gjatësia totale e hekurudhave të Kinës do të tejkalojë 139,000 km, deri në fund të vitit 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Në vitin 2019, hekurudhat e Kinës vlerësohet të regjistrojnë 3.6 miliardë udhëtime, me 92 për qind rritje nga viti 2012.

Kina ka konkurruar dhe tejkaluar vendet e zhvilluara, kjo nisur edhe nga nevojat e saj të larta, sa i përket udhëtimit me tren.

Por edhe vendet e tjera të vogla kanë bërë përparim, me përjashtim të ndonjë vendi që në vend të zhvillimit, në mënyrë paradoksale i ka “paralizuar” ato.

Projektet e fundit si hekurudha Kinë-Laos, Hekurudha Jakarta-Bandung, apo hekurudha Hungari-Serbi arritën përparim të fortë këtë vit, duke fituar prestigj global por mbeten pas hekurudhave kombëtare të Kinës.

Loading...
Loading...