Transmetuar më 24-11-2019, 14:07

Një ngjarje e pabesueshme ndodhi gjatë sfidës Teuta-Tirana, në basketboll për meshkuj, ku u dhunua në mënyrë barbare gjyqtari i takimit Jurgen Muho, nga basketbollisti i Tiranës, Bruno Deliu.

Në lidhje më këtë skandal ka reguar edhe Federata Shqiptare e Basketbollin e cila dënon ashpër dhuën ndaj gjyqtarit të takimit.

“Federata Shqiptare e Basketbollit dënon ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit "Ramazan Njala", në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme. Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti”, thuhet në reagim.

Më tej Federata Shqiptare e Basketbollit i uron gjyqtarit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Federata Shqiptare e Basketbollit njofton opinionin publik se teksa po administrohet protokolli i ndeshjes dhe dëshmitë e ngjarjes, si dhe pamjet filmike ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të shqyrtuar dhe për vendosur mbi këtë ngjarje./b.l/noa.al/