Transmetuar më 24-11-2019, 09:18

Një ditë pas dhunës së paprecedentë në takimin Teuta-Tirana në kampionatin e basketbollit për meshkuj, arrestohet basketbollisti Bruno Daliu.

34 vjeçari Daliu, banues në Tiranë, është arrestuar me akuzën për veprën penale “Goditja e sportistit,trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv”.

Sipas policisë, 34-vjeçari gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin Jurgen Muho, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/

daliu tirana basketboll on Vidnews.