Transmetuar më 23-11-2019, 22:25

Din Sula është futbollist që aktivizohet me ekipin Kombëtar U-21 të Shqipërisë.

Në rang klubesh ai aktivizohet me Wasland-Beveren, në Belgjikë.

Din Sula, ka shënuar mbrëmjen e sotme në ndeshjen përballë Cercle Brugge, që në minutën e 12-të.

Ai mori një top të gjatë nga Uigel, dhe teksa iu shkëput mbrojtjes kundërshtare, u fut në zonë dhe me të djathtën mposhti edhe portierin.

Festa e tij ka qenë me shenjën e shqiponjës.

Ky ishte goli i parë për të në Belgjikë, ndersa mund ta shihni në videon e mëposhtme:/a.k/noa.al/