Transmetuar më 23-11-2019, 18:59

Tirana nuk është më ajo e dikurshme dhe kjo duket qartë. Në përballjen e radhës në Korçë, kundër Skënderbeut, kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 2-1.

Goli i parë erdhi nga vendasit në minutën e 18 me anë të Krasniqit. Korçarët do të dyfishonin në fund të ndeshjes me Ndekin.

Goli i nderit për Tiranën u shënua nga Hasani në minutën e fundit shtesë.

Me tre pikët e fituara Skënderbeu ngjitet në kuotën e 20 pikëve dhe kap Bylisin në vendin e tretë, duke lënë pas Tiranën me 19 pikë. /k.k/noa.al/