Transmetuar më 23-11-2019, 16:13

Pasagjerët e një avioni kanë përjetuar momente tmerri kur një nga motorët shpërtheu në flakë.

Pilotët bënë ulje të detyruar në Aeroportin e Los Angeles për të shmangur ndonjë tragjedi.

Avioni u nis në fluturim drejt Manila të premten, dhe pas një ore u ul i detyruar.

Pamjet e tmerrshme të filmuara brenda avionit tregojnë flakë dhe tym të zi që dalin nga motori i djathtë i Boeing 777.

Pasagjerët e tmerruan thanë se dëgjuan zhurma para se të shpërthente flaka.

Për fat të mirë, avioni u ul në tokë pa shkaktuar incidente. /k.k/noa.al/