Transmetuar më 23-11-2019, 13:58
Behar Bajri, Safet Rustemi

Kanë dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda dhjetë të arrestuarit si pjesë e grupit “Bajri”, të cilët akuzohen se ushtronin ndikim të paligjshëm për punësim në spitalin e Shkodrës.

Avokati i disa prej pjesëtarëve të grupit, Arbër Hoxhaj, në dalje të gjykatës tha se nuk ka akuza të reja, por dyshime që sipas tij janë flluskë sapuni.

“Nuk janë akuza të reja. Ta akuzuarit pretenduan paligjshmërinë e këtij vendimi. Në dijeni tonë, për të hetuarit Behar, Safet, dhe Ilir Bajri, Astmer Bilali dhe Safet Rustemi u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg. Nuk kemi të bëjmë me akuza të reja, por me dyshime”, tha Hoxhaj.

“Arrest me burg” gjykata vendosi për Behar Brajoviq (Bajri), Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi dhe Sirjan Alija.

Ndërkohë “arrest shtëpie u vendos për infermieren Jorida Rustemi, si dhe detyrim paraqitje për Mira Nikaj, Florine Hoxha dhe Senad Halluni. /a.y/noa.al

E takoi në paraburgim në Holandë, si u zbulua ‘infermierja’ që ndihmonte Behar Bajrin

“Oazi” vë në pranga 10 persona, pjesë e grupit kriminal “Bajri”/ Çfarë ndodhte në spitalin e Shkodrës