Transmetuar më 22-11-2019, 18:14

Fruthi ka vrarë afro 5,000 njerëz në Republikën Demokratike të Kongos vetëm  këtë vit, thanë autoritetet.

Afro një çerek milioni njerëz janë infektuar në vendin afrikan në vitin 2019.

Rastet janë shfaqur në çdo cep të vendit afrikan.

Sipas Daily Mail, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha që ishte epidemia më e madhe dhe lëvizja më e shpejtë në botë.

Në shtator qeveria e Kongos, nisi një program të vaksinimit urgjent me qëllim të imunizimit të më shumë se 800,000 fëmijëve. Edhe vende të tjera të Afrikës kanë probleme të mëdha me fruthin./NOA.al