Transmetuar më 22-11-2019, 16:00

Një ngjarje e trishtuar është regjistruar në një qytet në provincën e Torinos, ku një nënë helmoi shishen e djalit të saj me qumësht dhe më pas u përpoq të vetëvritej.

Historia ka ndodhur në një qytet afër Torinos, në Venaria Reale. Nëna hodhi helm brenda shishes me qumësht të djalit të saj dhe më pas u përpoq të vetëvritej dhe vetë.

Gruaja është 42 vjeçe dhe, siç bëhet me dije ka vuajtur nga depresioni për rreth dy vjet, ajo gjithashtu ishte duke u trajtuar në qendrën e shëndetit mendor.

Si nëna ashtu edhe fëmija janë shtruar menjëherë në spital, dhe fatmirësisht pas ndihmës së mjekëve nuk kanë asnjë rrezik për jetën. Gruaja u ndalua nga agjentët dhe u akuzua për tentativë vrasjeje./b.l/noa.al/