Transmetuar më 22-11-2019, 12:06

Kur mësoi se e shoqja kishte një lidhje jashtëmartesore humbi toruan dhe shkoi të gjente të dashurin e saj i tërbuar.

Ka tronditur ishullin grek të Itakës, vrasja e një turisti anglez 40-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në një dhomë të hotelit “Familia” në qytetin e Vathy.

I dyshuari për krimin është një 54-vjeçar i cili ka në pronësi një supermarket në ishull. Ai u paraqit bashkë me të shoqen një 43-vjeçare angleze në dhomën e hotelit dhe nisi të godiste egërsisht rivalin me grushta dhe shqelma, deri sa e la pa ndjenja në dysheme, teksa më tej u larguan.

Policia nisi hetimet për krimin dhe e arrestoi të dyshuarin një ditë pas vrasjes së kësaj të marte. Gruaja e cila asistoi në agresion, duket se nuk e kuptoi se sa shumë ishte dhunuar, kështu që edhe ajo u arrestua.

Policia e Itakës deklaroi lidhur me ngjarjen se krimi u zbulua pas një hetimi të thelluar, ndërkohë që familjarët e viktimës janë në kontakt me autoritetet greke. /a.y/noa.al/