Transmetuar më 22-11-2019, 10:52

Ndodh shpesh të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe për një problem serioz në shëndetin e një njeriu.

Bright Side ka zbuluar disa informacione të rëndësishme se çfarë po përpiqet t’ju paralajmërojë trupi kur keni këtë ndjesi therëse në duar. Një nga shkaktarët kryesorë të mpirjes së dorës është sindroma e tunelit karpal, një gjendje ku nervi i mesit, që fillon nga parakrahu deri tek dora, fillon të tkurret në kyçin e dorës.

Kjo sindromë është sidomos e zakonshme për njerëzit që kalojnë shumë kohë duke punuar para kompjuterit. Përveç mpirjes, simptoma të tjera të sindromës së tunelit karpal janë edhe ndjesia sikur një ose disa nga gishtat e dorës, sidomos gishti i madh, tregues dhe i mesit, janë ënjtur apo sikur po ju shpojnë me gjilpëra.

Përveç kësaj sindrome, mpirja e duarve shkaktohet edhe për shumë arsye të tjera, në disa raste edhe serioze.

Nga diabeti deri tek problemet me tiroidet, ja cilat janë disa nga arsyet përse ju mpihen duart: vuani nga çrregullimet e tiroides, keni abuzuar me pirjen e alkoolit, vuani nga skleroza e shumëfishtë, keni pësuar goditje cerebreale, keni probleme me yndyrnat në gjak dhe diabetin ose keni ciste./b.l/noa.al/