Transmetuar më 22-11-2019, 09:27
Një vajzë vetëm 7 vjeçe gjeti vdekjen në Udine të Itaisë, pasi u godit nga mbajtësja e ujit të bekuar në kishën e Educandato Uccellis.
Vogëlushja u dërgua me uegjencë në spital, por u deklarua e vdekur për shkak të traumave të rënda që pësoi.
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e së enjtes, në kishën e cila ishte vizituar nga nxënës të klasave të fillores.
Vajza e cila jetonte në qytet, ishte një prej nxënëseve që studionin në kuvendin e kishës.
Nga hetimet paraprake, rezultoi se e mitura ishte kapur tek mbajtësja e ujit të bekuar, duke shkaktuar rrëzimin e saj, dhe duke u gofitur fuqishëm nga struktura e mermerit. /a.y/noa.al/