Transmetuar më 21-11-2019, 23:39

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ishte i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Një temë mjaft e nxehtë kohët e fundit ka qenë mini Shengeni ballkanik, ku Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pasur disa takime në lidhje me këtë ide, por Kosova nuk ka qenë deri më tani.

“Nëse mini-Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë.

Do mblidhja qeverinë dhe biznesin për pjesëmarrjen në këtë iniciativë.

Patentat e Kosovës nuk pranohen në Serbi, gjobitesh dhe 800 euro. Serbia nga mini-Shengeni kërkon të shfrytëzojë dy autostradat tona milionëshe”, shprehet Kurti.