Transmetuar më 21-11-2019, 17:28

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka marrë një letër kërcënuese ndaj vajzës së tij.

Letra, e cila thuhet të jetë dërguar nga Firence, përmbante një gëzhojë plumbi si dhe mesazh kërcënues drejtuar Contes: “Ne e dimë se ku jeton ti dhe kush është vajza juaj”.

Gazeta italiane La Stampa raporton se policia lokale në Milano e ka kontaktuar Conten, i cili thotë se nuk e njeh shkrimin në letër dhe se përmbajtja e saj nuk ia kujton askënd.

Sipas mediave italiane, ka mundësi që letra të jetë dërguar nga ndonjë përkrahës i ndonjë ekipi kundërshtar, i cili është i zemëruar me Inter dhe formën e tij të mirë këtë sezon, por edhe nga ndonjë tifoz i zikaltërve që nuk e pranon të kaluarën e Contes në Torino.

Policia është duke e hetuar rastin dhe do ta analizojë letrën për shenja të gishtërinjve./NOA.al