Transmetuar më 21-11-2019, 14:29

Shtëpia ku lindi Adolf Hitler do të bëhet rajon policie. Bëhet fjalë për shtëpinë e lindjes në Braunau të Austrisë, e cila do të rikonstruktohet dhe do të kthehet në komisariat policie.

Vendimi u mor pas disa vitesh përballje gjyqësore me pronarët, të cilët ishin nostalgjik të diktatorit gjakatar.

Për të shmangur shndërrimin në pelegrinazh të nazistëve fanatik, u vendos që shtëpia të bëhet komisariat.

Lajmi dha nga ministri i Brendshëm austriak, Wolfgang Peschorn, i cili tha se është “një sinjal i qartë kundër nazi-socializmit”.

Shtëpia u shpronësua në vitin 2016 dhe më tej përfundoi në gjyklatë për shkak të kundërshtisë së pronarëve për dëmshpërblim. /a.y/noa.al/