Transmetuar më 21-11-2019, 10:45

Trajneri Edi Reja konfirmoi se ka rinovuar kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila mund të jetë e vlefshme deri në vitin 2022.

Siç raporton "La Gazetta dello Sport", marrëveshja e re ishte një surprizë.

"Edi Reja diskutoi dje për dy orë me Armand Dukën, presidentin e FSHF dhe arriti marrëveshjen që të drejtojë kombëtaren shqiptare deri në fund të vitit 2022, me opsion rinovimi për dy vite të reja", raporton media italiane.

"Rezultatet ishin të mira, megjithëse ne nuk u kualifikuam për në Evropian, por grupi ishte shumë i vështirë. Ne humbëm vetëm një ndeshje me Andorrën", tha Edi Reja.

Duke folur për ‘Radiosei’, trajneri tha: “Është një sfidë e bukur, një projekt i fortë, më jep entuziazëm të madh. Do të mbikëqyr të gjitha lëvizjet dhe, nëse jam trajneri më i vjetër në qarkullim më bëhet qejfi për këtë”.

Në prill të vitit të kaluar, ai u emërua për të drejtuar kombëtaren shqiptare duke zëvendësuar Panuccin.