Transmetuar më 21-11-2019, 10:29

Aurora boreale është një gërshetim ngjyrash në qiellin e errët, të cilin ëndërrojnë shumë njerëz që ta shohin, të paktën një herë në jetë. Çdo vit ëndrra përsëritet, por sa i takon vendit dhe periudhës nuk ka asnjëherë saktësi absolute.

Në Islandë për të shmangur zhgënjimin e personave që udhëtojnë nga shtete të ndryshme, kur kushtet meteorologjike nuk janë të favorshme, është krijuar observatori i parë, i cili lejon që të shihet edhe kur moti është i keq.

Observatori ndodhet në Hafnarfjörður, qytetin vullkanik 15 minuta larg Reykjavík, i cili ndodhet në një fushë të hapur, ku të interesuarit nga vende të ndryshme të botës, shkojnë për të parë spektaklin e rrallë.

Quhet Aurora Basecamp dhe është një observator, një qendër edukative ku mund të shihet mrekullia e aurora boreale nëpërmjet dritareve yjore.

Si funksionion magjia? Në fushën në fjalë janë tre kupola, të projektuara për t’iu rezistuar kushteve të vështira të motit në Islandë dhe përreth ndodhet një shtrirje llave dhe shkëmbinjsh vullkanik që krijkojnë një krater. Në këtë mënyurë bëhet më e lehtë që të shikohet fenomeni i rrallë. Kur koha nuk është ndër më të mirat, aurora sillet rreth kupolës dhe projektohet në mënyrë spektakolare. /a.y/noa.al/