Transmetuar më 21-11-2019, 09:56

Djali i ish-Presidentit gjerman Richard von Weizsaecker, është vrarë me thikë në një klinikë në Gjermani, në Charlottenburg, gjatë mbrëmjes së të martës.

Fritz von Weizsaecker, 59 vjeç, i cili punonte si mjek, u sulmua teksa mbante një fjalim para afro 30 personash. Mes të pranishmëve ishte edhe një polic i cili ndërhyri për të mbrojtur mjekun, duke mbetur i plagosur rëndë.

Deri më tani nuk bëhen me dije arsyet e sulmit, ndërkohë që 59-vjeçari ishte duke mbajtur fjalim lidhur me sëmundjet në mëlçi në një konferencë në klinikën Schlosspark.

Mjeku gjeti vdekjen në sallën e konferencave ku u sulmua, pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë. Si të dyshuar për ngjarjen, policia arrestoi një person.

Baba i katër fëmijëve Von Weizsaecker, bënte pjesë në partinë liberale FDP, lideri i së cilës është Christian Lindner, i cili pas krimit shkroi, “Edhe një herë pyesim veten se në çfarë bote jetojnë”.

Babai i Fritz von Weizsaecker, Richard von Weizsaecker, ishte President i Republikës Federale Gjermane nga viti 1984 deri në 1994. Ndërekohë ai vdiq në vitin 2015. /a.y/noa.al/