Transmetuar më 20-11-2019, 19:00

Shpërthimi i një fabrike me fishekzjarre në Itali ka shkaktuar tre viktima.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Mesina të vendit fqinj, teksa shumë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Një nga viktimat është një 71-vjeçar, shkruajnë mediat vendase.

Në zonë u dëgjua një zhurmë dhe menjëherë pas saj një shpërthim i fortë, i cili u dëgjua deri në bashkinë fqinje të Milazzo, duke shkaktuar panik.

Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende, teksa një grup i posaçëm është ngritur për të hetuar ngjarjen. /k.k/noa.al/