Transmetuar më 20-11-2019, 18:39

Nuk ka më dyshime. Edi Reja do jetë trajner i Shqipërisë edhe për katër vite të tjera.

Pas përfundimit të ndeshjeve eleminatore të Euro 2020 italianit i përfundonte kontrata, por është dakordësuar që 74-vjeçari të vazhdojë projektin e nisur.

FSHF i ka ofruar trajnerit Reja një kontratë 4-vjeçare nga e cila ai do të fitoj 25 mijë euro në muaj, dhe bonuse të tjera në rast se arrin objektivat e përcaktuar.

Në daljet e fundit për mediat, Reja e ka pranuar se do t’i pëlqente të vazhdonte bashkëpunimin me Shqipërinë, pasi tani e njeh më mirë skuadrën.

74-vjeçari e ka drejtuar kombëtaren në 8 ndeshje dhe ka arritur të mbledh 3 fitore, një barazim dhe 4 humbje në kualifikueset e Euro2020. /k.k/noa.al/