Transmetuar më 20-11-2019, 17:48

Në një situatë të tillë secili do vraponte për të shpëtuar veten, por një grua nga Australia nuk e bëri një gjë të tillë.

Zjarret që kanë përfshirë pyjet atje kanë krijuar një situatë të rënduar, teksa një grua hidhet mes flakëve për të shpëtuar një koala nga zjarri.

Koala po qëndronte në një pemë dhe e rrethuar nga flakët në Long Flat, New South Wales, para se të merrej nga gruaja, e identifikuar si Toni.

Kafsha dëgjohet duke qarë në video ndërsa mbështillet me këmishën e gruas. Më pas ajo vendoset në një batanije dhe i jepet ujë. /k.k/noa.al/