Transmetuar më 20-11-2019, 17:16

Studenti Louis Duxbury, 22 vjeç postoi një video në vitin 2017, në rrjetet sociale, ku thoshte se të gjithë muslimanët duhet të zhduken nga faqja e dheut.

Por pas 2 vitesh një student i universitetit York St John e pa postimin e tij dhe e kallëzoi në polici.

Duxbury doli përpara gjykatës javën e kaluar nën akuzën e racizmit dhe inicimit të urrejtjes fetare.

Gjatë seancës gjyqësore 22 vjeçari ndryshoi qëndrim dhe u shpreh se videoja nuk është kundër fesë islame në tërësi por vetëm ndaj ekstremistëve dhe terroriste.

Gjykata tha se deklarata të tilla shkaktojnë shumë probleme në shoqërinë ndaj për momentin ai do të jetë nën kujdestarinë e policisë, derisa të sqarohet arsyeja e këtij postimi.

Nnë 2015, Duxbury u akuzua për shfaqjen e pikëpamjeve të djathta në shkollën e tij, si dhe ofendimin ndaj fesë islame./NOA.al