Transmetuar më 20-11-2019, 15:51

Djali i ish-presidentit gjerman, Riçard fon Vajzseker, u godit për vdekje me thikë në rrethana të paqarta, teksa po mbante një fjalim në spitalin e Berlinit, ku edhe mbante postin e drejtorit.

Vajzseker u bë president i Gjermanisë Perëndimore në vitin 1984. Ai ishte edhe presidenti i parë i Gjermanisë së bashkuar, pas rënies së murit të Berlinit.

Një burrë 57-vjeçar u vërsul nga publiku dhe e qëlloi me thikë, ndërsa një polic, jashtë turni, i cili ndodhej i pranishëm në sallë. Ai u plagos teksa u përpoq ta ndalonte agresorin.

Fon Vajzseker vdiq në vendngjarje, pavarësisht ndihmës së shpejtë që iu dha nga kolegët.

Policia nuk e ka ende të qartë motivin e sulmit, i cili nuk ishte pacient i spitalit./NOA.al