Transmetuar më 20-11-2019, 12:31

Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërhyri në lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Punto Nuovo Sport Show”, në “Radio Punto Nuovo”, teksa ka folur për Kombëtaren, dhe për rinovimin e kontratës së Rejës.

Në një intervistë për mediat italiane, numri një i FSHF-ës konfirmoi sërish dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me teknikun italian:

“Ai nuk rrezikon asgjë, Reja ka bërë një punë të mirë. Me siguri ai ka pjesën e tij të gabimeve, si të gjithë ne. Me Andorra është dashur të bëjmë më mirë, e nënvlerësuam, por Reja nuk rrezikon. Unë kam mendim pozitiv”.

Mësohet se FSHF i ka ofruar italianit një kontratë 4-vjeçare, më saktë një kontratë 2+2, në rast se Shqipëria arrin të kualifikohet për në “Katar2022”, automatikisht kontrata rinovohet edhe me dy vite te tjera.

Nga kjo kontratë Reja do të përfitoj 25 mijë euro në muaj, në total 1,2 milion euro në katër vite. Italiani ka qenë dhe mbetet skeptik, jo gjithçka nën kontratë e kënaq, mbi të gjitha kohëzgjatja, kjo ka bërë që rinovimi zyrtar, firma mbi kontratë të vonoj. /b.l/noa.al/