Transmetuar më 20-11-2019, 12:15

Tottenham ka emëruar Jose Mourinho si menaxherin e ri në një kontratë deri në fund të sezonit 2022-2023.

Mourinho, i cili do të fitojë pothuajse dyfishin e pagës së paraardhësit të tij Mauricio Pochettino me 15 milion paund në vit, tha: "Jam i gëzuar që po bashkohem me një klub me një trashëgimi kaq të madhe dhe mbështetës të tillë pasionantë.

Cilësia si në skuadër ashtu edhe në akademi më emocionon. Puna me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr".

Kryetari Daniel Levy, i cili negocioi ardhjen e Mourinhos përmes agjentit Pini Zahavi shtoi: "Me Jose kemi një nga menaxherët më të suksesshëm në futboll."

Mauricio Pochettino u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.