Transmetuar më 19-11-2019, 23:14

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për përparimin e Shqipërisë.

Gjonaj u shpreh se SPAK dhe BKH do të ngrihen e do të funksionojnë pa ndërhyrje të qeverisë.

Ajo deklaroi se qeveria i ka lënë dorë të lirë drejtësisë dhe nuk ka asnjë lloj ndërhyrje të mundshme.

"SPAK do të ngrihet nga KED. Qeveria nuk ka të bëjë fare.

Kështu zgjodhëm që drejtësia të jetë i pavarur, të kemi institucione të pavarura. Vetëvendosëm që politika të mbajë duart lart.

Pra, ne ua kemi lënë gjithçka institucione. SPAK nuk ka lidhje me GJK. Është Këshilli i Lartë i Prokurorisë që do marrë vendim. Është vendimmarrje e KLP", tha Gjonaj.