Gjykata Kushtetuese publikon emrat e anëtarëve, mungon Arta Vorpsi
Transmetuar më 19-11-2019, 21:11

Pak ditë pas betimit te Presidenti, Gjykata Kushtetuese ka publikuar emrat e anëtarëve të parë të këtij institucioni.

Në listën e publikuar në faqen zyrtare mungon emri i Arta Vorpsit, e konsideruar si e emëruar nga Parlamenti, ndërsa nënshkroi një akt betimi pranë një zyre noterie në Tiranë.

Ndërkohë në listë është edhe Marsela Xhaferllari, e dekretuar nga Presidenti Meta.

Plotësimi me anëtarë i Gjykatës Kushtetuese ka stimuluar një përplasje mes presidencës dhe Parlamentit sa i përket radhës për të zgjedhur anëtarët.

Madje kreu i shtetit ka shkuar edhe më tek duke kallëzuar kreun e KED-së, Ardian Dvorani. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...