Transmetuar më 19-11-2019, 20:56

Mbrojtësi Ardian Ismajli, është bërë një nga shtyllat kryesore të Kombëtares shqiptare.

Ai aktivizohet në kampionatin kroat, ndersa forma e mirë që ka treguar me Hajdukun e Splitit por edhe me kyqezinjtë, ka bërë që për Ardian Ismajlin të interesohen dy klube shumë të njohura të Serie A.

Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat kroate për mbrojtësin kuqezi kanë shfaqur interes Atalanta dhe Bologna.

Hajduku kërkon të përfitojë sa më shumë nga kartoni i Ismajlit.

Dhe për ta lënë të lirë synon të arkëtojë minimalisht 1 milionë euro./a.k/noa.al/