Transmetuar më 19-11-2019, 20:12

Gjatë dy ditëve në vijim, 20 dhe 21 nëntor, disa lagje në Tiranë nuk do të kenë furnizim 24 orë me energji elektrike.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga OSHEE, ku thuhet se për shkak të rikonstruksionit të kabinave, energjia elektrike do të ndërpritet për disa orë.

Zonat ku do të ketë mungesë të energjisë elektrike dhe oraret:

20 Nëntor

09:00-15:00 Pjesërisht rrugët: “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”, “Vath Koreshi”, “Mihal Grameno” 09:00-10:00

Pjesërisht rruga “Gjin Bue Shpata”, pranë Drejtorisë së Tatimeve Tiranë 10:30-11:30 Pjesërisht rrugët: “Margarita Tutulani”, “Zef Jubani” pjeserisht. 12:00-13:00 Pjesërisht rrugët: “Komuna e Parisit”, “Sulejman Delvina” pranë Stadiumit “Selman Stërmasit” 21 Nëntor 09:00-15:00 Pjesërisht rruga “Tefta Tashko Koco”, pranë sheshit “Avni Rustemi”, “Mine Peza”./a.k/noa.al/