Transmetuar më 19-11-2019, 19:12

Një sasi prej 1 ton kanabis sativa është sekustruar në Andaluzi të Spanjës.

Nga operacioni i koduar “Maskoke” ranë në pranga edhe disa persona. Mes tyre edhe ish-futbollisti Serxhio Koke.

Ky i fundit ka luajtur për disa ekipe të njohura si, Marseja në Francë, apo edhe Vajekano në Spanjë.

Koke është vënë menjëherë në prangat e policisë së bashku me vëllain e tij, i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij grupi.

Po punohet për të mësuar origjinën e lëndës narkotike dhe destinacionin. /k.k/noa.al/