Transmetuar më 19-11-2019, 18:25

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja tragjike që shokoi Rusinë.

Profesori i historisë në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburg qëlloi dhe më pas vrau të dashurën e tij, studente, gjatë një debati. Më pas i preu këmbët, kokën dhe krahët, në një nga ngjarjet më mizore që tronditi Rusinë.

Pas arrestimit, historiani 63-vjeçar pranoi se kishte vrarë ish-studenten e tij.

Oleg Solokov vrau 24-vjeçaren Anastasia Estesenko, me të cilën kishte një lidhje dashurie.

Avokati i tij konfirmoi se klienti i tij kishte tentuar vetëvrasjen gjatë skenës së krimit.

"Kjo përpjekje u bë të premten e kaluar në banesën e tij," i tha AFP-së avokati Alexander Potshev.

Historiani u gjet nga policia pasi ra në lumin e akullt Moika dhe brenda çantës së tij të shpinës u zbuluan krahu i studentes. “Ai e pranoi fajin”, tha avokati i tij Alexander Pochuev për AFP.

Historiani u trajtua për hipotermi në një spital të dielën.

Sokolov raportohet se ishte i dehur dhe ra në lumin Moika në Shën Petersburg, ndërsa po përpiqej të asgjësonte pjesët e trupit të studentes./NOA.al