Kadastra e Durrësit, emërohet drejtori i ri  
Transmetuar më 19-11-2019, 16:59

Emërohet drejtori i ri i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në Durrës.

Është emëruar sot Artur Çobani në postin e mbetur bosh prej disa ditësh.

AI vjen në këtë detyrë pas shkarkimit dhe arrestimit të ish drejtuesit të Kadastrës së këtij qyteti, Liridon Pula.

Pak kohë pas arrestimit, Pula u la i lirë nga Gjykata e Apelit të Durrësit.

Më herët Çobani ka mbajtur pozicionin e shefit tekniko-ligjor, në Drejtorinë e Përgjithshme,

Gjithashtu, ka qenë i komanduar drejtor në Kavajë para shkrirjes së drejtorive të Aluiznit dhe Hipotekës, para se t’i besohet posti i lartë i Kadastrës së qytetit bregdetar./NOA.al

Loading...
Loading...