Transmetuar më 19-11-2019, 16:50

Gjatë takimeve të sotme, për Reformën Zgjedhore, deputetët të Kuvendit të Shqipërisë dhe të opozitës jashtë Kuvendit, janë parë të bisedojnë në harmoni të plotë.

Të paktën në tryezën e drekës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Disa imazhe nga takimet e sotme ku të pranishëm përveç deputetëve të maxhorancës ishin edhe përfaqësues të opozitës si Edi Paloka, Klajda Gjosha, apo Fatmir Mediu, tregonin qartë harmoninë që karakterizon klasën politikën shqiptare, sidomos në kafe apo restorant, kur nuk ka çështje për të diskutuar para publikut. /NOA.al