Transmetuar më 19-11-2019, 16:33

Një operacion i forcave speciale greke EKAM dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Elefsija dhe Korinth çoi në sekuestrimit e një sasie të madhe të lëndëve narkotike, si dhe në prangosjen e pesë personave, katër prej të cilëve ishin shqiptarëve.

Policia greke tha se pas operacionit ka sekuestruar 560 kg e 620 gram marijuanë gjatë kontrolleve të një banese dhe një automjeti.

Gjithashtu janë sekuestruar 4610 euro, 9 celularë dhe 3 automjete.

Vlera e drogës së sekuestruar nëse do shitej në tregun e pakicës llogaritet në 840.000 euro.

Katër shtetas shqiptarë të moshës 29, 35, 36 dhe 37 vjeç janë arrestuar nga forcat e policisë, ndërsa në pranga ra edhe një grek 16-vjeçar.