Transmetuar më 19-11-2019, 15:58

Bill Gates është shpallur sërish njeriu më i pasur në botë duke lënë pas CEO-n e Amazon, Jeff Bezos, i cili mbante fronin vitin e kaluar. Kjo pasi fitimet e Amazon ranë me 28% nga viti i kaluar.

Shto këtu edhe faktin që divorci nga gruaja e tij, MacKenzie Bezos, i kushtoi Jeff-it një pjesë të madhe të pasurisë.

Sipas Bloomberg Billionaires Index, pasuria e Bill Gates llogaritet të jetë 110 miliardë dollar. Pas dy vitesh Gates merr sërish “fronin” e njeriut më të pasur në botë, pasi fitimet e kompanisë së themeluar nga ai, Microsoft (MSFT), janë rritur me 48% këtë vit.

Dëshironi të dini disa sekrete të Bill Gates që do t’ju ndihmojnë të jeni të lumtur? I gjeni në artikullin e mëposhtëm./b.l/noa.al/