Transmetuar më 19-11-2019, 15:41

Një shqiptarë është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur me 107 kg kanabis në kufirin grek-shqiptar.

Operacioni është zhvilluar në Kallpaq të Janinës, ndërsa shqiptari i arrestuar lëvizte me një makinë në kufirin e gjelbërt.

Pas ndalimit të tij në makinë i janë gjetur 91 pako me 106 kg 850 gram kanabis. Po ashtu shqiptarit i janë sekuestruar edhe 180 euro si dhe 2 celularë.

Policia ka mundur të arrestojë drejtuesin e mjetit, një shtetas shqiptar emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Greqia është bërë shpesh herë rrugë transporti për trafikantët shqiptarë të cilët, përdorin këtë shtet për të shpërndarë lëndë narkotike./b.l/noa.al/