Kopshti heq letrat higjienike nga banjat, çfarë ndodhi me vajzën 4 vjeçe
Transmetuar më 19-11-2019, 15:00

Një vajzë vetëm 4 vjeçe përfundoi në spital për shkak të një kapsllëku të rëndë, për faj të kopshtit të saj.

Kopshti që frekuentonte e mitura, nisi të zbatonte një politikë drastike për shkurtimin e shpenzimeve, duke hequr kësisoj dorë nga përdorimi i letrës higjienike.

Rregullat e reja parashikonin që çdo fëmijë të kërkonte leje për të marrë një copë letre higjienike në bazë të nevojës, para se të shkonte në tualet.

Vogëlushja nga Uellsi u ndje në siklet dhe e turpëruar nga ky vendim, ndaj vendosi që të mos shkonte në tualet, duke përfunduar me probleme të rënda shëndetësore, të cilat e bënë të nevojshëm shtrimin në spital.

Kopshti Kitchener Road Primary në Canton, të Cardiff, vendosi të kursente, duke i akuzuar fëmijët se shpërdoronin letrën higjienike, shkruan noa.al.

Nëna e vajzës që përfundoi në spital për kapsllëk, bëri denoncim ndaj kopshtit, duke bërë që ky i fundit të deklarojë se do i rishikojë rregullat. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...