Negociatat/ 7 vende të BE letër Komisionit Europian: Europa jo e plotë pa Ballkanin Perëndimor
Transmetuar më 19-11-2019, 13:55

Në një letër drejtuar presidentit të KE-së Jean Claude Juncker, shtatë vende anëtare të BE i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të përpunojë deri në janar 2020 propozime konkrete për mënyra për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit, si një instrument për të mbështetur reformat dhe përpjekjet e integrimit në rajon.

Këto vende theksojnë se pa pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur arritjet e e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Evropa nuk do ishte e plotë.

Më tej nq letër thuhet se nuk ka dyshime, se stabiliteti dhe siguria dhe progresi i reformave në rajon arrihet më mirë përmes integrimit në BE.

Më tej këto vende, (Austria, Italia, Kroacia, Çekia, Polonia, Sllovenia, Sllovakia) shprehin mbështetjen e tyre për ecurinë e procesit të hapjes së negociatave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Loading...
Loading...