Transmetuar më 19-11-2019, 13:05
Alvin, Gent Gazheli

Presidenti Ilir Meta shkarkon nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli, pasi u denoncua në mediat italiane se nuk ndërhyri për lirimin e 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, i cili mbahej në një kamp në Siri.

Ish-ambasadori i Shqipërisë shkarkohet nga kr pas publikimit të rastit të Alvin Berishës, me kërkesë të Kryeministrit Edi Rama.

11-vjeçari u rikthye në shtëpi te babai, pak ditë më parë, pasi kishte qendruar i vetëm për një kohë të gjatë në kampin “Al Hol”, në Siri.

Dekreti

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:

Neni 1

Zoti Genti Gazheli, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident, lirohet nga kjo detyrë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11356

Tiranë, më 19.11.2019/a.y/noa.al/