Përmbyset zetori, humb jetën një person në Patos/ Emri
Transmetuar më 19-11-2019, 12:47
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e përmbysjes së mjetit me të cilin udhëtonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05 të kësaj të marte, në fshatin Drenie, Patos.

Mjeti tip “Zetor”, me drejtues 39-vjeçarin Beniamin Toro, banues në Fier, është përmbysur.

Për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...