Pas takimit me Metën, Bashës i shkon në zyrë ambasadori Soreca
Transmetuar më 19-11-2019, 12:35

Pas takimit prej një orë e gjysmë të mbajtur paraditen e sotme me Presidentin Ilir Meta, kryedemokratit Lulzim Basha i ka shkuar në zyrë ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca.

Pak pas mesditës së sotme Soreca ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike, në një takim kokë më kokë me kryedemokratin.

Mësohet se ky takim vjen lidhur me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, ku për të njëjtin vend Parlamenti votoi të propozuarën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsin, ndërsa Presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin.

Pas takimit me Metën, Basha foli për “grusht shteti”, duke akuzuar Kryeministrein Edi Rama se doi të kapë të gjithë institucionet e drejtësisë. /a.y/noa.al/

Basha: Në fillim të dhjetorit gati propozimet për reformën zgjedhore, zgjedhjet e vetmja zgjidhje

Zbardhet takimi i Metës me opozitën e bashkuar: Do ndalim puçin kushtetues! Zgjedhje të parakohshme

Loading...
Loading...