Transmetuar më 19-11-2019, 12:30
Foto ilustruese

Një 37-vjeçar nga Siria është arrestuar nga autoritet gjermane si i dyshuar për shkëmbimin e mesazheve për të bërë sulm terrorist me bombë.

Përveç tij, policia gjermane ka arrestuar dhe tre të tjerë që dyshohet të kenë lidhje me grupin islamik.

Gjatë kësaj kohe, autoritetet kanë hetuar apartamentin e 37-vjeçarit në Berlin.

Atij iu gjetën disa kimikate dhe materiale të tjera që duhen për të krijuar bombën shpërthyese, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

"Ky mekanizëm do të shpërthente në një kohë dhe vendndodhje të panjohur, në Gjermani, për të vrarë sa më shumë njerëz," thanë prokurorët.