Ngërçi në Kushtetuese, Meta padit kreun e KED për “shpërdorim detyre”
Transmetuar më 19-11-2019, 12:17
Ardian Dvorani, Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta pritet të kallëzojë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pak pas mesditës së sotme kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Kallëzimi ndaj tij mësohet se do të bëhet në orën 14.30, ku Dvorani akuzohet nga kreu i shtetit për “shpërdorim detyre”.

Meta e akuzon Dvoranin se ka bërë disa shkelje të rënda, të cilat cenuan legjitimitetin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithçka lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese, pasi për të njëjtin vend Parlamenti votoi të propozuarën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsin, ndërsa Presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin.

Presidenti e bën Dvoranin si përgjegjës për situatën në Gjykatën Kushtetuese. Meta e akuzon Dvoranin se i ka dërguar Presidentit dy herë qëllimisht në të njëjtën ditë listat e kandidatëve për dy vende vakante, gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...