Transmetuar më 19-11-2019, 11:52

Kryetari i PD Lulzim Bashan në një deklaratë për mediat pas takimit me Presidentin e vendit Ilir Meta ka folur për reformën zgjedhore duske akuzuar kryeministrin Rama se ka kapur institucionet e drejtësisë. Ai shprehet se opozita nuk ka kërkuar shtyrjen e reformës zgjedhore, ndërsa thekson se javën e ardhshme do të konkretizojë dokumentin strategjik me amendamentet për ndërhyrjet në këto ligje.

“E kemi thënë ndërhyrjen flagrante të kryeministrit për emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, qëllimi i vetëm i kësaj qeverie është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe kësaj gjykate. PD e ka konsideruar këtë një grusht kushtetues, edhe një provë më shumë se me këtë qeveri rrezikohet drejtësia e pavarur, mbetet një iluzion, e kemi parë në rastin e Tahirit, apo hetimeve të sabotuara për dosjet 339 dhe 184. PD-ja qëndrojnë për një reformë sipas kushtetutës, të vendosjes së saj sa më shpejt në funksion sipas Kushtetutës dhe jo anktheve dhe problemeve të qeverisë”, tha Basha.

Më tej ai shtoi se çështja e dytë që diskutuam edhe kriza politike. “Është shtruar prej 2 muajsh nga ndërkombëtarët, kemi kërkuar dialog për reformën zgjedhore. Prej 4 muajsh Rama refuzoi dialogun dhe ndërmjetësimin ndërkombëtare të ofruar në katër raste nga institucionet ndërkombëtare. Opozita as nuk ka kërkuar dhe as nuk kërkon apo mbështet shtyrjen e reformës zgjedhore. Javën e ardhshme do të konkretizojmë dokumentin strategjik me amendamentet për ndërhyrjet në këto ligje, propozimin e plotë për reformën zgjedhore”, shtoi kreu i PD.

Sipas Bashës, “Propozimet do të jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit. Nuk ka alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendore në një ditë. Do të marrim të gjitha hapat duke u bërë thirrje edhe shqiptarëve për zgjidhjen e kësaj krize për të marrë të gjithë së bashku hapat nëse përballet me një qeveri autokrate”.