Transmetuar më 19-11-2019, 11:22

OSBE ka mbledhur sot tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka vendosur të marrë pjesë edhe në këtë tryezë duke u përfaqësuar sërish ngA Ivi Kaso.

Bashkë-kryetari i reformës zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh në përfundim të pjesës së parë të diskutimeve me dyer të mbyllura se e mirëpret praninë e PD-së me propozime konkrete.

Ai deklaroi se në pjesën e parë të tryezës u diskutua për financimet e partive, por edhe propozimin e disa institucioneve ndërkombëtare për kufizimin apo deri në ndalim të reklamave politike.

“Projektet që kemi shfaqur duke bërë një kritikë apo sugjerime për ata që po miratojmë në komisionin e reformës zgjedhore. Po shikojmë financimet e partive politike. Ka diskutime të ndryshme dhe ide të ardhura nga disa institucione ndërkombëtare për të kufizuar reklamat politike apo ndaluar fare ato. Po shikojmë pluset apo minueset.

Ne PD-në e presim të vijë me propozime konkrete, pasi tani nuk kemi parë, kur ti shohim do të shprehemi. Roli i PD-së dhe prezenca është e mirëpritur. Unë jam i bindur që ne mund të kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë tryezë për të adresuar edhe çështje të reformimit të partive politike, sepse ajo mund të jetë një gjë që mund të trajtohet jashtë kuadrit të reformës zgjedhore. Pra, legjislacioni i ri për financimin e partive politike do të përfshije edhe partitë kryesore shqiptare që në këtë rast është edhe PD.” tha Gjiknuri./b.l/noa.al/