Transmetuar më 19-11-2019, 10:42

Të shtunën që lamë pas në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy jahte super luksoze me vlerë mbi 20 milionë dollarë, u shkatërruan nga një zjarr i furishëm.

Më shumë se 60 zjarrfikës dhe tre anije me zjarrfikës, ndërhynë për të shuar flakët.

Gjithçka u dhënua në molin Universal Marine Center në Fort Lauderdale, ndërsa për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe jahte të tjerë që ndodheshin pranë.

Fatmirësisht si pasojë e zjarrit nuk pati të lënduar, pavarësisht dëmit të madh ekonomik.

Lidhur me shkaqet e rënies së zjarrit, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al/