Tiranë, autobusi përplas këmbësoren
Transmetuar më 19-11-2019, 09:55
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është shënuar paradien e sotme në Tiranë, ku një autobus ka përplasur një këmbësore.

Rreth orës 09:15 të kësaj të marte, në rrugën e “4 Dëshmorët” automjeti me drejtues shtetasin J. L., ka përplasur këmbësoren B. Ç., 72 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara është dërguar në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i autobusit shtetasi J. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Lidhur me këtë ngjarje policia po heton për të zbuluar shkakun e aksidentit. /a.y/noa.al/

Loading...
Loading...