Transmetuar më 19-11-2019, 09:27

Pamje që lënë vërtetë mbresa, në atë që shumë përdorues të rrjeteve sociale e cilësojnë si spotin më të mirë të të gjitha kohërave kundër duhanit.

Mushkëritë që disa mjekë treguan në një filmim të shkurtër, krijuan një impakt të madh.

Ato u nxorën nga trupi i një burri 52 vjeç, i cili gjeti vdekjen pas tre dekadash varësie nga duhani. Por në vend të të qenit të kuqe, ngjyra e mushkërive është identike me atë të karbonit.

Pamjet që noa.al i sjell më poshtë u treguan nga mjekët e spitalit të Jiangsu në Kinë, ku pacienti gjeti vdekjen për shkak të disa sëmundjeve në mushkëri.

Pacienti siç bën me dije mjekët kishte dhënë konsensusin për dhurimin e organeve, por gjendja e disa prej tyre e bëri të pamundur një veprim të tillë. /a.y/noa.al/