Transmetuar më 19-11-2019, 08:40

Gjykata Kushtetuese ndodhet në ngërç pasi për të njëjtin vend Parlamenti votoi të propozuarën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsin, ndërsa Presidenti dekretoi Marsida Xhaferllarin.

Kështu në vijim të konsultimeve lidhur me këtë situatë, Presidenti Ilir Meta takon sot liderin e opozitës dhe aleatët e tjerë të opozitës joparlamentare.

Takimi mes Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe krerëve të partive opozitare ka nisur në orën 09.00. 

Krahas Bashës, pjesë e takimit është Nard Ndoka i kristiandemokratëve, Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste, Vangjel Dule i PBDNJ, Mesila Doda e PDIU, Dashamir Shehi i LZHK dhe Arjan Madhi i Partisë Republikane.

Gjithashtu kreu i shtetit pretendon se kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, a bërë disa shkelje të rënda, të cilat cenuan legjitimitetin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Madje ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj tij, e cila gjithashtu pritet të bëhet ditën e sotme. /a.y/noa.al/