Sherr mes dy të rinjve në Shkodër. Plagoset me thikë një person, identifikohet autori
Transmetuar më 18-11-2019, 20:15

Një konflikt me pasojë plagosjen ka ndodhur në Shkodër gjatë ditës së sotme, rreth orës 17:30.

Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri mes 2 të rinjve.

Dyshohet se një 30-vjeçar me inicialet D.L., është paraqitur në spital me dëmtime në këmbë.

Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D.L., 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...